U anulua takimi i grupeve të punës mes MASH-it dhe UKM

U anulua takimi i grupeve të punës së ministrisë së arsimit dhe udhëheqësisë së universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Takimi fillimisht u bojkotua nga Plenumi Studentor, e më pas plenumi i profesorëve kërkoi gjithashtu anulimin deri sa nuk marrin pjesë të gjitha palët në debat. Nga Plenumi Studentor theksuan se nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre dhe kërkesa për t’u takuar në hapësira neutrale.

“Derisa lokacioni është ashtu siç ne pretendojmë apo së paku ka të bëj më akademinë, atëherë nuk kemi arsye pse mos të marrim pjesë. Megjithatë, fakti që qeveritarët vazhdojnë më tej me kryeneçësi, tregon qartë se në çfarë drejtimi është duke shkuar dialogu”, tha Maja Mirçeska, Plenumi Studentor.

Anulimin e takimit e konfirmoi ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, i cili na njoftoi se takimi i ardhshëm do të caktohet bashkërisht me të gjitha palët. Nga debati i grupeve punuese, pritet që të diskutohet për përmbajtjen e tekstit të ligjit për arsim të lartë. Nga ana tjetër, studentët kërkojnë tërheqjen e ligjit aktual dhe hartimin e një ligji të ri, i cili nuk do të përfshij provimin shtetëror. Deri në plotësimin e kësaj kërkese, studentët nuk do të pranojnë të takohen dhe nuk do të heqin dorë nga okupimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button