Ushqimet e zakonshme që ju sëmurin

Ushqimet përveçse kanë një rol të rëndësishëm në organizmin tonë shpesh janë dhe ndikuesit negativë për ne. Janë ato që në disa raste na bëjnë të kemi shqetësime të ndryshme.

Ju mund të dini se ushqimi i tepruar i frutave të detit dhe mishit janë të dëmshme për shëndetin tuaj, por nuk e dini se ka dhe shumë ushqime të tjera të zakonshme të cilat janë të dëmshme për ju.

Disa nga këto ushqime që mund të jenë problem për organizmin tuaj janë;

Molla

Kjo për arsye se farat e mollës përmbajnë amygdaline, e cila shndërrohet shumë shpejt në cianur hidrogjeni. Kur ajo është në doza të vogla të vjellat dhe të dridhurat janë mbizotëruese dhe nesë ajo është në dozë të madhe dhe rreziku nga ajo është më i madh.

Patatja

Nëse patjatja ka filluar të marrë ngjyrë jeshile është e dëmshme, kjo është një ngjyrë që tregon prezencën e solaninës, një substancë toksike e cila sjell probleme si halucinacione, paralizë dhe vdekje.

Arrë moskati

Ky është një produkt i cili i jep një shije të mirë puresë me patate, por nëse ne e konsumojmë me sasi të mëdha atëherë ka efekte të rrezikshme halucinogjene. Myristicina, substanca që ndodhet në këtë produkt shkakton të vjella, djersitje të mëdha dhe dhimbje të forta koke.

Fasulet e bardha

Nëse ju nuk i gatuani siç duhet fasulet dhe ato mund të kenë efekte negative për shëndetin tuaj. Ato përmbajnë cianur dhe është e këshillueshme që para se të përdoren të zien për 10 minuta dhe uji i tyre të derdhet.

Fasulet e kuqe përmbajnë phytohemagglutinine, një substancë e cila shkakton probleme me stomakun dhe helmin, gjithashtu dhe këto rekomandohet që të zihen 10 minuta përpara se të përdoren.

Lajme të ngjashme

Back to top button