Goran Rakiq kundër këngës së Gold AG “Pushka e Lirisë”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka reaguar pas këngës së Gold AG-it “Pushka e Lirës”. Përmes një njoftimi të cilën e përcjellë B92, Rakiq ka thënë se kënga e Arian Agushit “zmadhon idenë e gjithnjë e më të dallueshme dhe më të rrezikshme e nacionalizmit gjithëshqiptar e të ashtuquajturës Shqipëri e madhe” dhe videospoti “në të cilën dominojnë skena të vrasjeve të gjoja të policëve serbë”.

“Kjo është thirrje e drejtpërdrejtë për dhunë”, thekson Rakiq.

“Kënga dhe spoti me përmbajtje artistike dhe me narracion produktiv cilësor diskutabil, megjithëkëtë është përgatitur me kujdes. Në spot, ku dominojnë skenat e dhunës dhe në të cilën promovohet vrasja e gjoja policëve serbë por edhe ekzekutimi i gjoja tradhtarëve vendorë, si model i pranueshëm kombëtar e shoqëror që duhet bartur nga brezat në brez, e i këndohet pjesëtarëve të të ashtuquajturës UÇK dhe lavdërohet e ashtuquajtura Shqipëri etnike (e madhe), ndërsa shqiptarëve të rinj që e dëgjojnë këtë muzikë u dërgon mesazh të fuqishëm e të qartëve për atë se çfarë i pret ata”, ka tutje ai.

Ai ka kërkuar nga Youtube ta heqë këtë këngë dhe këtë spot. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button