Recension: Zaevi i amnestuar tani si gjykatës moral

Koment? Shënim gazetaresk? Еditorial? Para nesh kemi një shprehje të padefinuar, e cila, nëse duhet quajtur artikull gazetaresk, do të mund ta klasifikonim, si formë të re.

rakometarka-09876-098-finalLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi i amnestuar tani si gjykatës moral

Data dhe koha e publikimit: 11.02.2015, 23:47

Data e recensionit: 12.02.2015 

Recensues: Аleksandar Peshev

Zonja dhe zotërinj nga juri – jeni të lirë. Vendimin përfundimtar për rastin do ta marrë ky tekst i panënshkruar. Inkuadrimi i një citimi nga “një televizion” nuk ndihmon shumë për eliminimin e përshtypjes iniciale se ky tekst i ngjan një komunikate partiake.

Të fillojmë me radhë: më e qarta është se kemi elemente komentuese ose pohime të pambështetura me ndonjë burim ose person.

“Edhe pse thotë se do të publikohet vetëm ajo që ka të bëjë me krimin e pushtetit, megjithatë kontradikat nuk kanë fund.”

E pasuksesshme është përpjekja për zbutjen e komenteve me pyetje retorike, të cilat kanë funksion mbështetës dhe padyshim mund të interpretohen si “Ua për liderin e opozitës!”.

“Në konfuzionin e tij, i kapur në rrenë, a Zaevi duhet të jetë njeriu që do ta çmojë se ç’është krim, e çka jo?”

Njëanshmëria është plotësuar me spin gazetaresk, me atë që komentet dhe pyetjet satirike retorike, pa dëshmi për vërtetimin e informatave, të prezantuara si fakte, lidhen me deklaratën e të përmendurit.

Fjalori tingëllon i njohur, veçanërisht terminologjia në titull… Sikur kam parë formulime të këtilla edhe diku tjetër…

“Zaevi i amnestuar është borxhli i Cërvenkovskit dhe i ekzekuton urdhërat e tij”

Komunikatë partiake e VMRO-DPMNE-së,  9 – 6- 2014

Dhe ky nuk është rasti i vetëm ku shfrytëzohet term indentik. Sidoqoftë, përshkrimet e këtilla, të quajtura “brendim”, nuk bëjnë pjesë në artikujt gazetareskë. Funksion i gazetarisë nuk është të damkosë, e as të gjykojë, se kush ka të drejtë, e kush jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button