Johanes Han, sonte pritet të mbërrijë në Shkup

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Johanes Han, sonte pritet të zbret në Shkup. Gjatë vizitës së tij të parë në vend, Han pritet t’i takojë krerët shtetërorë si dhe liderët e partive politike.

Zyrtari i lartë evropian megjithatë nuk dihet nëse do të sjell ndonjë plan për kapërcimin e krizës politike veçanërisht pas situatës së re politike të krijuar pas shpërthimit të ‘bombave’ të Zaevit, apo vetëm do të njihet me zhvillimet drejtpërdrejtë nga palët e përfshira.

Komisioneri evropian Johanes Han, disa herë tërhoqi vërejtjen se Brukseli nga afër ndjek zhvillimet në vend, ndërkohë që për rastin ‘Puçi’ kërkoi proces të drejtë dhe transparent gjyqësor si dhe respektimin e presumimit të pafajësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button