Ahmeti: Brukseli të angazhohet drejtpërdrejt në menaxhimin e situatës me përgjimet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë në një takim të përbashkët Ambasadorin e Finlandës,  Timo Rajakangas, dhe Ambasadorin e Suedisë,  Mats Stafanson dhe zonjën Asa Pehrson, përfaqësuese e Suedisë në Bruksel.

Në takim u diskutua rrreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni në lidhje me aferën e përgjimeve masive, marrëdhëniet ndëretnike, çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti falëmnderoi Ambasadorët për vizitën dhe i njohtoi që Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që afera e përgjimeve masive nuk guxon që të pengojë agjendën EuroAtlnatike të Maqedonisë. Vëmendja nuk duhet të tërhiqet nga çështjet madhore dhe partitë politike duhet që bashkarisht të angazhohen për të ardhmën e vendit.

Brukseli duhet të angazhohet drejtpërdrejt në menaxhimin e situatës së ndërlikuar në vend nëpërmjet të angazhimit të një ekipi që do të vijoj dialogun politik në mes të partive politike si dhe menaxhimin e procesit të zbardhjes së aferës së përgjimeve.

Ambasadorët shprehën interesim gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Kryetari Ahmeti elabooroi mbi dallimet midis shqiptarëve dhe maqedonasve në lidhje me zbatimin e Kushtetutës në pjesën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Por, Kryetari Ahmeti nënvizoi që problem kryesor i Maqedonisë është kontesti me emrin që Maqedonia e ka me fqiun jugor Greqinë sepse bllokimi I të ardhmës EuroAtlantike tensionon marrëdhëniet ndëretnike që janë shtyllë e stabilitet të vendit.

Kryetari Ahmeti ftoi Brukselin zyrtar dhe Vashingtonin që të kyçen drejtpërdrejt në tejkalimin e këtij kontesti nëpërmjet të mundësimit të dialogut të menjëhershëm midis Kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button