Shpenzimet e jetesës në muajin janar të këtij viti janë zvogëluar për 0,8 për qind

Shpenzimet e jetesës në muajin janar të këtij viti janë zvogëluar për 0,8 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë liruar për 1 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, zvogëlimi i shpenzimeve për jetesë është rezultat i çmimeve më të ulëta të pemëve të freskëta për 2,6 për qind, perimet e freskëta për 1,9 për qind, vezët për 1,4, prodhimet kolepunuese të përhershme, prodhimet e mishit të konzervuara dhe pije joalkoolike për 0,7 për qind, yndyrërat dhe perimet e ngrira për 0,6 për qind, përpunimet e qumështit për 0,4 dhe qumështi i freskët për 0,2 për qind.

Zvogëlim i shpenzimeve të jetesës është vërejtur edhe te lëndët djegëse për amvisëri për 13,3 për qind, lëndët djegëse dhe vajërat për 10,1 për qind, gazi për amvisëri për 5,8 për qind ilaçet për 4,3, biçikletat për 3,1 për qind, atletet për 2,3, mjetet për higjienë personale për 2,1, shërbimet për banim 1,5, dhe tekstili për amvisëritë për 0,2 për qind.

Rritje e harxhimeve të jetesës ka te peshku i konzervuar për 1,3 për qind, brumërat për 1 për qind, peshku për 0,9, prodhimet e tjera të papërmendura ushqimore për 0,6, prodhimet e thata të mishit për 0,5 për qind, pastat e tjera për 0,4 dhe mishi për 0,3 për qind. Rritje është vërejtur edhe te transporti i udhëtarëve me aeroplan për 3,7 për qind, duhani dhe materialet tjera për mirëmbajtje të shtëpisë për 2,1 për qind, karburantet e ngurta, aparatet për amvisëri dhe pjatat dhe pajisjet për amvisëri për 0,8 për qind prodhimet dhe shërbimet për mirëmbajtje të banesës dhe pajisje informatike për 0,4, aranzhmanet turistike dhe ushqimi në restorante dhe hotelet për 0,3 për qind.

Shpenzimet e jetesës, sërish, në janar të këtij viti në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar janë zvogëluar për 1,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,6 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button