Zhduket studentja në Prishtinë, dyshohet se e trafikuan në Shqipëri

Një studente e Fakultetit Ekonomik në Prishtinë është zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes.

Rastin në polici e ka paraqitur babai i 23 vjeçares nga Prishtina, i cili ende nuk ka një informacion për vendndodhjen e së bijës.

Por, policia ka arritur që të zbulojë se vajza ka shkuar në Shqipëri bashkë me një 33-vjeçar, i cili dyshohet për trafikimin e saj, raporton Gazeta Tribuna.

“Më datë 14 shkurt 2015, shtetasi kosovar E.B, vjeç 44, banues në Prishtinë, kallëzon se me datë 12 shkurt 2015, i është larguar nga banesa vajza F.B, vjeç 23, studente në fakultetin Ekonomik në Prishtinë”, thuhet në një raport të policisë së shtetit.

Nga verifikimi në sistemin “TIMS”, del se studentja ka kaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë më datë 12 shkurt 2015, ora 08.04, bashkë me shtetasin e Shqipërisë.

“K.D, vjeç 33, banues në Tiranë, dyshohet për trafikimin e shtetases F.B., nga Prishtina”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë,

Sipas këtyre të fundit, po punohet intensivisht për gjetjen e studentes dhe sjelljen e saj në Kosovë./ Gazeta Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button