Prokurori publik Marko Zvrlevski i mohon incizimet e publikuara

Prokurori publik Marko Zvrlevski i mohon incizimet e publikuara dje nga opozita maqedonase, ku dëgjohet se si ministrja Jankulloska ka intervenuar për ministrin Zoran Stavrevski.

“ Unë si prokuror publik nuk kam vepruar mbi lëndën  ku si i paditur paraqitet ministri i financave Zoran Stavrevski”, theksoi Zvrlevski.

Ai shtoi se prokurorët publik të cilët veprojnë në bazë të padive penale kanë qenë absolutisht të pavarur.

“ Prej meje askush nuk ka kërkuar që të hedhet një padi penale. Për të gjitha lëndët që është hedhur poshtë një padi penale, njoftohet i dëmtuari, gjegjësisht paditësi, dhe i njëjti ka të drejtë të ngritë procedurë para një gjykate ose të ankohet tek një prokuror më i lartë”, theksoi Zvrlevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button