Blero, këngëtari që po thyen rekorde në estradë

Që nga koha kur është bërë pjesë e skenës muzikore shqipe, këngëtari Blero Muharremi ka sjell shumë këngë të cilat janë shëndrruar në hite.

E me këto projekte muzikore, ai po thyen rekorde të reja, gjë që nuk e kanë bërë këngëtarët e tjerë më herët. Para 10 viteve, deri sa të tjerët e ëndërronin, Blero ishte i pari ai që arriti t’i grumbullojë 1 milion klikime në Youtube.

Ndërsa tani ai ka thyer një tjetër rekord. Pas lansimit të këngës ‘5’ në bashkëpunim me Shkurta Gashin, Blero është bërë këngëtari i parë në estradë i cili ende pa mbushur 24 orë kënga e tij ka arritur që t’i mbledh 500 mijë klikime.

‘5’ po pëlqehet aq shumë sa që i është hapur edhe një fan page nga simpatizuesit e këngëtarit dhe është pëlqyer nga shumë vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button