PLD: Jemi të shqetësuar nga mënyra se si pushteti po rrënon Kushtetutën

Partia liberal demokrate e Maqedonisë është e shqetësuar nga ajo me të cilën krerët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë të drejt për drejt përzihen në sistemin gjyqësor në vend. PLD është e shqetësuar nga mënyra se si pushteti po e thyen Kushtetutën, privatësinë, imazhin dhe dinjitetin e qytetarëve.

“Pas publikimit të bisedave të djeshme ku shikohet lidhja e dukshme e funksionarëve të lartë të pushtetit dhe sistemit gjyqësor, vetëm po vërtetohet ajo që opozita tashmë me vite po e thotë, se institucionet e sistemit tërësisht janë kidnapuar nga VMRO-DPMNE. Tërë opinioni maqedonas dëgjoi se si i montoni vendimet gjyqësore, cilat janë nevojat për kualifikime për një gjykatës të përparoj në karrierë, si ndahen gjykimet gjyqësore në kabinetet e ministrave dhe pse mbështetësit më të zëshëm të këtij regjimi janë aq të sigurt se drejtësia gjyqësore do të jetë gjithmonë në anën e tyre. Pas kësaj të vërtete për Maqedoninë, është e qartë se pse kryeministri Gruevski dëshiroi që i tërë ky rast të ketë një përfundim gjyqësor””, thuhet në reagimin e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button