fbpx

AUTONOMIA STUDENTORE

Në një atmosferë ‘’ bombash’’ ku çdo ditë e më shumë po plasin e dalin në shesh gjëra që moti kanë qenë publike, mua më bëri përshtypje një situatë tjetër.  Këto që po i quajnë ‘’bomba’’ nuk janë të ndonjë rëndësie të veçantë pasi që shpalosin sende që gjithkush deri sot ka qenë në dijeni se ndodhin dhe kështu që nuk më habisin dhe aq shumë. Situata interesante në këtë katrahurë politike në Maqedoni është rasti i protestave të studentëve të universitetit të Shkupit. Ata para disa ditësh ‘’okupuan’’ hapësirat universitare të disa fakulteteve duke i shpallur si zona të lira. Ajo që është me rëndësi në këtë situatë dhe që duhet të përmendet është heshtja apo më mire thënë gjumi studentor i ‘’studentëve’’ të USHT-së në Tetovë. Gjersa kolegët e tyre nga Shkupi janë në gjendje edhe netët ti kalojnë në hapësirat e universitetit, këta të USHT-së si duket edhe ditën e kanë mërzi të vizitojnë fakultetet e tyre. Kur sheh këtë situatë mendon që gjendja e studentëve shqiptarë të USHT-së po lulëzon, por ja që nuk është ashtu. Se pse ata kanë zgjedhur gjumin në vend të protestave për të ndryshuar gjendjen e tyre ndoshta përgjigjen e kësaj pyetje do ta japin ata vetë pas një periudhe kur atëherë për ata do të jetë shumë vonë.  Gjersa kemi studentë të përgjumur deri atëherë do kemi edhe arsim të fjetur dhe gjithmonë do të lejojmë që fatin tonë dhe ardhmërinë tonë të na determinojnë persona me kredo të ulët moralo-shoqërore.  NË SHKUP KEMI FAKULTETE TË OKUPUARA NGA STUDENT QË DUAN NDRYSHIME DHE KUJDESEN PËR TË DREJTAT E TYRE, NDËRSA NË TETOVË KEMI NJË UNIVERSITET TË TËRË TË OKUPUAR NGA POLITIKA PARTIAKE E DËSHTUAR E CILA SHKATRON DHE Ç’RRËNJOS VLERAT E MIRFILLTA TË RINISË SHQIPTARE.

E GJERSA STUDENTËT SHQIPTARË TË USHT-SË DO TË FLEJNË, ATËHER NË KËTË KOHË VLERASH DHE LIRISH ATA LE TA GËZOJNË RROBËRIN RINORE.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close