Kosova drejt krizës morale!

Ëndrra për pavarësi me sakrifica te mëdha përfundoi suksesshëm. Dëshira për te qene qytetar i Kosovës se lire ishte e pakufishme. Kthimi i shpejt i qytetareve kosovare nga vendet e zhvilluara evropiane ishte i furishëm duke befasi edhe bashkësinë ndërkombëtare. Në te gjitha takimet, bisedat, anketat etj. kosovaret u treguan me optimistet.

Kosovarët që në fillim filluan te pozicionohen në:

–     Karrierist politikan me ambicie te sëmura te parapërgatitura për marrje te pushtetit ose pozicionim ne te me çdo kusht ne mënyrë qe te plaçkitin gjithçka qe është e mundur legalisht dhe ilegalisht. Këta janë te natyrës se ndryshme, agresiv te dhunshëm te vendosur dhe te pa kompromis si dhe te pazhurmshmit qe janë te kujdesshëm,  gjithnjë me mirësjellje dhe  te buzëqeshur.

–     Lakej përkrahës, këta luajnë rolin e hienave  dhe ’volture’ qe ka kuptimin e ngrënjës se pjesëve te kafshëve te mbetura nga ujqit dhe arinjtë e mëdhenj. Këta jo vetëm qe mbledhin mbetjet dhe janë servile te përsosur dhe zbatues te urdhrave  deri ne likuidim fizik ose institucional te kundërshtarëve politik dhe ekonomik. Institucionet politike.  Ndërmarrjet  publike pra edhe pronat e privatizuara u benë pre e tyre për punësim dhe përvetësim. Implikimi ne krim te organizuar dhe korrupsion për këtë kategori  është i zakonshëm, i mirëseardhur dhe normal.

–     Demagogët dhe dogmatet fetishist janë po aq te dëmshëm sa dy grupimet paraprake. Këta vota fitojnë pore pune ne interes te qytetareve sigurisht qe nuk bëjnë. Vetëkënaqen me te pa arriturat e tyre duke përvetësua edhe ato pak suksese te zbehta te kolegëve te tyre.

–     Karrierist politikan, lakej, demagog dhe dogmat përbejnë qeveritë dhe qeverisjen e dështuar, te kriminalizuar,  korruptuar dhe te pa afte e cila e solli ne gjendje mjerane qytetaret dhe gjithë Kosovën.

–     Qytetar te ndershëm dhe idealist, besuan ne perspektive, pranuan padrejtësitë, nënçmimet, neglizhencën, sakrifikuan gjithnjë me shprese se e keqja është kalimtare. Kjo kategori tashme numerikisht është shume me e madhe se ato te lartpërmendura dhe pikërisht këta janë ata te lodhur, te dëshpëruar dhe te pa shprese. Këta janë ata qe rrezikojnë familjet neper patrulla dhe stacione te policisë serbe.

Optimizmi për një Kosove te qëndrueshme filloi te bie jo sot pore atëherë kur filluan ta kuptojnë se te paditurit dhe injorantët mund te behën me diplome duke (mos)dite  shkrim-lexim dhe këta te njëjtit behën  shefa, biznesmen, administrator, profesor e  diplomat.

Me një fjale për një vend te ri te punës pavarësisht rëndësisë dhe interesave qytetare aty është respektua nepotizmi, derisa te tjerët kane mbete ne pritje.  Si rezultat i kësaj gjendje, problemet socio-ekonomike nuk kane te ndalur dhe janë gjithnjë e me te theksuara.

(Pa)Drejtësia në Kosovë është pika me e dobët dhe duhet pranua se themelet e se keqes janë vu pikërisht këtu. Gjykata dhe prokuroria duket se janë te pavarura, janë te lira për marrje te vendimeve te drejta, bile nuk varen nga strukturat politike. Prokurori akuzon, gjykatësi dënon dhe përfundimisht i burgosuri gjendet prapa grilave.

Megjithatë, kjo nuk vlen për te gjithë, prandaj  këtu nuk merret vesh se kush këndin e menaxhon. Qytetaret informohen nga mediat për parregullsi ne gjyqësor dhe burgjet e Kosovës , derisa strukturat udhëheqëse duken indiferente te pa informuar dhe te pa interesuar për rrjedhat, nëse eventualisht kërkohet shpjegim ata din ti shmangen ose mbulojnë rastin “duke i qite hi syve”.

Si mund te kemi besueshmëri, zhvillim ekonomik, kreativitet, krijim te vendeve te reja te punës kur dihet mirëfilli se eproret ne poste te larta disponojnë me 1 e me shume vende te punës, 2-3  biznese te menaxhuara nga familjarët ose vartësit e tyre .Uzurpimi i burimeve financiare ne Institucione qeveritare dhe ndërmarrje publike tashme është thjeshtësue dhe behet ne favor te bizneseve te tyre .

Pronat e privatizuara janë pikërisht në duart e miqve te eproreve. Financimet e leverdishme, donacionet dhe subvencionet tashme i kanë adresat e njohura dhe këtu janë te pagabuar. Fermerët e vegjël vazhdojnë te mbesin pa përkrahje morale dhe materiale, kjo i bene qe te ndihen te pashprese dhe te pa sigurt ne tokat e te pareve te tyre.

Milioneret e (pa)merituar ne këtë Kosovë te vogël dhe te varfër komentohen ne media kohe pas kohe, dhe janë te njohur për opinionin. Megjithatë,  këta milioner shukasin, bëjnë sehir, ne qetësi festojnë e gëzojnë, bile shpesh me oratorin e tyre te avancuar ne karriere, premtojnë, ngushëllojnë dhe bashkë ndiejnë vuajtjet e qytetareve, me kaq përfundon.  Fundja, po ti shikojmë me me vëmendje këtyre as qe ju ha palla për kërkesat dhe problemet e qytetareve.

E gjithë kjo ndodhe para syve te ndërkombëtareve, një pjese e tyre me ose pa vetëdije janë te implikuar ne proceset kriminale deri te emërimet e larta. Mirëpo, për këtë përgjegjësin e plote e barte lidershipi i zgjedhur politik shqiptare,  derisa pasojat i bartin qytetaret e këtij vendi. Pra, te zgjedhurit tone janë ata  qe e ndërtojnë ose rrënojnë këtë vend dhe këtë popull.

Zgjedhjet kaluan si është me se miri pore jo edhe zgjidhja. Dy lider te dy subjekteve me te mëdha edhe pse janë kundërshtar tradicional ata gjeten arsyen për te bashkë qeverisë. Nga dy zgjidhjet e këqija mbase kjo mund te jete zgjidhja me e mire sepse te dy liderët premtuan vende te reja te punës, njeri 200 mije derisa tjetri 120 mije vende te reja te pune.  Do te ishte një mrekulli qe te bashkohen këto dy shifra siç janë bashkuar dy liderët dhe te krijohen 320 mije vende te reja te punës.

E vërteta është se shume do te ishim te kënaqur sikur te shohim sinjalet e para drejt krijimit te 120 mije vendeve te reja te punës. Kjo do ta kthente besimin, optimizmin edhe shpresën për një te ardhme te qëndrueshme. Ashtu siç jemi ne te brishtë, krenaria jone shpejt do te kthehej, sigurisht edhe durimin do ta kemi edhe nëse duhet prite  4 vite dhe jemi te fundit ne liste vetëm e vetëm te jemi te sigurt se një dite te bukur do te zgjohemi për te shkua ne pune.

Mirëpo,  fatkeqësisht shpresa dhe durimi kane humbur, qytetaret kane mare edhe njëherë rrugën e migrimit drejt te panjohurës, rruge me plot rreziqe dhe pasiguri. Është e mirënjohur se pas krizës ekonomike vjen kriza morale. Vetëvrasja është pasoje e krizës morale. Rrezikimi i familjes në një rrugëtim te rrezikshëm drejt një vendi me shume te panjohura është pasoje e krizës morale.

Ndalja e tyre me urdhër, force ose ‘taskforce’ nuk mund te behet,  kriza morale është në prag te derës, për këtë duhet dhënë zgjidhje konkrete. E kuptojmë se nuk është e lehte për ju, mirëpo ju jeni me te votuarit, ju keni fitua besimin dhe ju keni zgjedhe ekipin  me te cilët duhet te përmbushen premtimet e dhëna. Ju keni mare përgjegjësit për stabilitet dhe perspektive te vendit. Kriza mund te pranohet vetëm në kufijtë e lejuar dhe jo me shume.

Ndalja e tyre behet vetëm me dhënien e shpresës se ky vend do te behet vend i tyre dhe i fëmijëve te tyre. Këtë mund ta bëni nëse e fuqizoni sistemin gjyqësor, rishikimin e politikave fiskale, fuqizimin e politikave agrare, përkrahje dhe jo diskriminim te bizneseve, ndryshim te qasjes ndaj arsimit dhe shëndetësisë,  pozicionim te profesionisteve te mirefillt ne postet perkatese si dhe e gjithë kjo te përfshihet me konceptimin në një “Strategji te qëndrueshme dhe reale te zhvillimit ekonomik dhe social” nga ekspert te pavarur dhe ekspert te qeverise.

Përgjegjësitë për krijimin e vendeve te punës, rritjen e mirëqenies dhe sigurimin e shpresës për një te ardhme me te mire i barte qeveria qendrore dhe ajo lokale. Pra, duke përfshi edhe deputetet te cilët përveç marrjes me legjislacion ata duhet te jene  edhe ambasador ne përfaqësim te shtetit te Kosovës me qellim te sjelljes investimeve te huaja ne vendin tone.

Prandaj, me një angazhim te sinqertë, kritik dhe profesional pa përbërje demagogjike dhe premtime mashtruese duhet ftua bizneset vendore, biznesmenët shqiptare dhe te huaj te investojnë për interesa te tyre dhe për te mirën e këtij vendi .

Kosovare te vjetër e te ri, familjar dhe individ do ta rishikonin qëndrimin ne raport me migrimin dhe vlerësonin Kosovën si vend me perspektive për te ardhme, me këtë edhe punën dhe fitoren tuaj do ta konsideronin meritore.

Lajme të ngjashme

Back to top button