Ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve sot në parlament

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 35-të në rend dite të së cilës janë 52 pikat, në mesin e të cilave edhe propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve, për parandalim dhe mbrojtje të dhunës familjare, për mbrojtje sociale si dhe Propozim-ligji për mjekësi komplementare dhe alternative.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për bujqësi dhe zhvillim rural, për inspeksionin administrativ, për policinë financiare, për shërbim në ARM, për zbatimin e sanksioneve, për shërbim gjyqësor, për inspektim teknik, për Inspektoratin shtetëror të tregut, për inspektimin e pyjeve dhe të gjahut, për Inspektoriatin shtetëror për bujqësi, për pyje dhe gjah.

Në rend dite janë edhe propozim-ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për marrëdhënie pune, për inspektimin e punës, për mjedis jetësor, për transport në komunikacionin rrugor, për rrugët shtetërore, për ndërtim, për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

Deputetët duhet të prononcohen edhe për disa propozim vendime për zgjedhjen e anëtarëve të më shumë trupave kuvendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button