Për tre ditë 18 aksidente në Shkup

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 18 aksidente të trafikut. Të premten, më 13 shkurt, është kryer kontroll në gjithsej pesë aksidente të trafikut. Prej tyre, dy me pasoja të dëmit material dhe tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime të lehta morën dy shoferë dhe dy këmbësorë.

Të shtunën, më 14 shkurt, është kryer kontroll në gjithsej katër aksidente të trafikut dhe të njëjtat janë me pasoja të dëmit material. Të dielën, më 15 shkurt, është kryer kontroll në gjithsej nëntë aksidente rrugore. Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe dy me lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tre shoferë dhe dy bashkudhëtarë. Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policës së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 43 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni.

Tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim për këmbësorët në vijat e shënuara për këmbësorë, 10 shoferë nuk i kanë respektuar dritat e ndriçimit në udhëkryqe, tre shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, si dhe 49 shoferë të cilët në mënyrë jo të përshtatshme janë ndalur në udhëkryq, nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së trafikut janë larguar 85 automjete të cilat e kanë penguar lëvizjen normale të komunikacionit. Sot, Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF “Petar Zdravkovski Penko” e cila gjendet në territorin e komunës së Butelit me nxënësit e klasës së katërt.

Sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë po qëndron kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq. Gjatë kohës së lëvizjes së kolonës së automjeteve të delegacionit do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit që nënkupton prioritet absolut të kalimit nëpër të gjitha rrugët, prandaj nga policia e trafikut apelojnë deri te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do të jepen nga ana e nëpunësve policorë dhe menjëherë pas kalimit të kolonës së automjeteve të delegacionit do të merren masa për normalizim të plotë të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button