Seferi kualifikohet për kampionatin e Gjermanisë

Kampionia ballkanike në xhudo, Blerina Seferi (48kg), e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas triumfit në turneun ndërkombëtar në Jena të Gjermanisë dhe kampionatit të Hamburgut, “Shqiponja e Shipkovicës” gjatë fundjavës ka arrit të triumfoj edhe në kampionatin e Gjermanisë veriore me çka ka nxjerr edhe vizën për tu kualifikuar në kampionatin gjerman që zhvillohet më 1 mars në Hernë. Deri tek suksesi Bleri arriti pasi fitoj katër përballje.

Dy luftërat e para i fitoi për disa sekonda, kurse në gjysmëfinale u ndesh me Seija Ballhause e cila e shinte vetën si favorite, por kjo ëndërr nuk iu realizua asaj pasi kampionia shqiptare e shkatërroj atë pas një përballje mjaft të fortë dhe shumë interesante. Në finale Seferi u ndesh me Clara Abdel dhe e fitoj të njëjtën me Ippon.

“Për këtë aktivitet jam përgatit maksimalisht pasi ka qen një garë kualifikuese për tu paraqit në kampionatin e Gjermanisë. Nuk kam pas shumë probleme përveç se në gjysmëfinale ku pata një duel shumë të rëndë me Ballhaus e cila është një kundërshtare mjaft e papërshtatshme. Por i shtrëngova dhëmbët dhe ja arrita qëllimit”, pohoi Blerina Seferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button