Maqedonia ngatërron lëmshin për në BE, drejtësia në duar të gangsterëve politik

Qeveria e Maqedonisë, nuk bëri asnjë hap më tej në përmirësimin e imazhit të saj përballë vërejtjeve të shumta dhe të vazhdueshme të instancave më të larta të BE-së, për funksionimin e shtetit juridik si një vlerë fondamentale për shoqëritë demokratike.

Faktet që dëshmohen nga afera ë përgjimeve për një sistem gjyqësorë të vënë plotësisht nën kthetrat e partive qeverisëse, nxjerr një sipërfaqe një fenomen botërisht të njohur për gjithë qytetarët e Maqedonisë, vlerësojnë analistët. Por sipas tyre përmasat e dukurisë së shkatërrimit të shtetit juridik në përgjithësi po tejkalojnë edhe atë që mund të parashikohej.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për integrime evropiane Fatmir Besimi, në njëfarë mënyrë ka paralajmëruar se zhvillimet fundit në vend mund të shkaktojnë dëm në rrugën integruese të vendit.

Për analist  dhe njohës të së diplomacisë, afera e përgjimeve që nxjerrë në sipërfaqe një sistem gjyqësorë të varur plotësisht nga klane të partive qeverisëse dhe që përdoret për montimin e rasteve gjyqësore di dhe emërimin  gjyqtarëve partiak, do të mbajë Maqedoninë larg Bashkimit Evropian duke e bërë këtë një çështje po aq të ndjeshme sa edhe çështja e emrit.

Sipas publicistit Selim Ibraimi, tani faktorit ndërkombëtarë në Maqedoni do ti duhet mjaft diplomaci dhe kohë për ta mbajtur nën kontroll situatën e ndjeshme. Ai thotë se për ti ofruar palët-partitë në bisedime që të vendosin se çka më tutje, mjaft zhvillime do ta përfshijnë vendin. Zakonisht shtetet e brishta kanë tendencë të bëhen shtete dhe qeveri të karakterit dështues.

“Raundet e opozitës shkojnë e vijnë, partitë në pushtet po të njëjtat. A është ky fillimi i fazës së Qeverisë tranzitore të hyrjes në bisedime me BE dhe SHBA-në për përgatitjen e vendit për një Qeveri të Stabilitetit? I gjithë procesi mund do të zgjasë me muaj deri në një fazë ku nëpërmes organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të parandalohej destabilizimi, për çka bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar”, thotë Selim Ibraimi.

Mersim Pollozhani, ekspert për çështje juridike, thotë se afera e përgjimeve është ndër më të mëdhatë në periudhën e fundit, me të cilën dëshmohet se Maqedonia, përveç çështjes së pazgjidhur të emrit, përballet edhe më shumë sfida tjera, për REL.

“Gjithë këto, gjithsesi se do të reflektohen negativisht në shanset e Maqedonisë në procesin euro-integrues. Megjithëse deklarohet verbalisht, në fakt, unë te pushteti aktual nuk shoh aspak interesim për t’i përshpejtuar këto procese, apo përmbushjen e kritereve të shumta për anëtarësim, përveç asaj për çështjen e emrit“, vlerëson Pollozhani, duke shtuar se kjo aferë ka dëshmuar se në Maqedoni nuk respektohen ose shkelen në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Kjo ka marrë një dimension të paparë, pasi në interes të partisë përgjohet secili dhe për çdo gjë. Është cenuar privatësia dhe siguria e qytetarëve. Kjo ka nxitur një frikë kolektive të të gjithë atyre që nuk mendojnë si partitë në pushtet“, thekson Pollozhani.

Malinka Ristevska nga Instituti për politikë Evropiane, thotë se Maqedonia ndodhet para një bllokimi edhe më të ashpër të procesit euro-integrues.

Ajo thotë se mungesa e dialogut është theksuar në të gjitha raportet e Brukselit, në të cilat Maqedonia ka marrë epitetin e shtetit me mungesë të kapaciteteve demokratike për zgjidhjen e problemeve.

“Gjithsesi se dialogu mes pozitës dhe opozitës apo funksionimi i institucioneve demokratike është një ndër çështjet kyçe ku duhet të shënohet përparim në procesin e integrimit. Këto ishin pikat kritike të konkluzioneve të Këshillit të Evropës. Mungesa e dialogut vetëm sa do t’i përkeqësojë edhe më shumë shanset tona për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike”, thotë Ristevska.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po de po ju dje e moret vesht ju media kurse ne qe sjemi Bdi moti e kemi dit se pi ktine ska buk edhe sdo te kete po ju vazhdoni perkrahni ala kto te bdi da e shejfni se edhe nja 100 vjet ska Evrope se kto ishin ne Evrope iken prej agje se ishin te semure psiqik dhe ju pritni te ju cojn ne Evrope ofofof bini ne mend sa ma frejk aq ma mire per ju perndryshe keni lajt…

Back to top button