Juventusi u befasua nga Cesena

Skuadra e parafundit në Serie A, Cesena, ka bërë befasinë e xhiros , duke i nxjerrë një pikë Juventusit, në barazim 2:2.

Juventusi në këtë ndeshje pati një mundësi të mirë, që të rrisë diferencën ndaj Romës, e cila barazoi në Olimpiko me Parmën.

Milan Djuric në minutën e 17’, shënoi golin e parë për vendasit, por erdhi shpejtë reagimi i mysafirëve nga Torino, që me golat e Alvaro Morata në minutën e 27’ dhe të Claudio Marchisio në të 33’, kaluan në epërsi liderët e Serie A.

Një pikë të artë Cesenas, ia siguroi Franco Brienza, që barazoi në 2:2 në minutën e 70.

Mundësi të mirë për t’ia siguruar fitoren e Juventusit, pati Arturo Vidal, i cili gaboi nga pika e bardhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button