Të paktën njëqind të vdekur në përleshjet më të reja në Siri

Të paktën njëqind persona e humbën jetën në përleshjet më të reja mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve në jug të Sirisë, kumtoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut. Sipas Qendrës, forcat qeveritare siriane, të përkrahur nga anëtarët e lëvizjes militante shiite Hezbollah, para një jave kanë filluar ofensivë kundër kryengritësve në provincën Dara, e cila gjendet në kufirin e Sirisë me Izraelin. Në luftimet e ashpra ditëve të fundit kanë humbur jetën të paktën 50 kryengritës dhe 43 ushtarë sirianë. Provinca Dara është një nga pikëmbështetjet e forcave kryengritëse në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button