fbpx

Bjellorusët “arrë e fortë” për Shkëndijën

Shkëndija ka pësuar disfatë bindëse me rezultat 5:2 përballë skuadrës Shakhtyor Soligorsk nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të përgatitjeve 20-të ditore të zhvilluara në Antalia.

‘Kuqezinjtë’ zhvilluan 30-të minuta fantastikë kur krijonin raste të shumta para portës kundërshtare, prej të cilave shënuan dy gola, ndërsa më pas dy gabime të Jovanovskit sollën simetri në rrezultat pas çka ekipi bjellorus vendosi dominim në teren dhe në fund shënoi fitore bindëse. Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 12-të kur Mohamadoi Idrissou asistoi bukur për Vruçinën, ndërsa kroati me një të majtë precize sjell epërsi.

Skuadra tetovare vazhdoi me krijmin e rasteve, ndërsa në minutën e 20-të aksion shumë i bukur nga Useini që jep top të bukur në të djathë për Todorovkin, i cili harkon me të parën në zonë, ndërsa Idrissou egzekuton saktë për 2:0. Bjellorusët panë veten të shashtisur, ndërsa Shkëndija krijonte raste si në shiritin filmik para portës kundërshtare. Vetëm fati i madh sportiv shpëtoi Shakhtyorin nga pranimi i golit të tretë, ndërsa vendimtar ishte momenti kur Vruçina lëshoi rast të 100% të realizojë për 3:0. Në anën tjetër ndëshkojnë bjellorusët që shfrytëzojnë gabimin e Jovanovskit dhe me anë të Jalloshit shënojnë për 2:1.

Në minutën e 38-të tjetër gabim i Jovanovskit dhe Ribljak barazon shifrat në 2:2. Ky gol u dha krahë futbollistëve me fanella të verdha, të cilët në tre minuta para pushimit pas një rivënie nga këndi me anë të Ribljakut përbysin rezultatin dhe avansojnë 2:3. Në pjesën e dytë Shkëndija nuk mundi të ndryshojë shumë rrejdhën e takimit përballë një kundërshtari të disponuar dhe që në vazhdim dukej më i freksët nga ndryshimet e shumta në pauzë.

Në minutën e 60-të pas një harkimi në zonë Çoviç shënon me kokë për 2:4, ndërsa Mikoljonas në minutën e 66-të vendos rezultatlin përfundimtar të takimit, Shkëndija 2, Shakhtyor 5. Kjo ishte disfata e dytë e Shkëndijës në kuadër të përgatitjeve të zhvilluara në Antalia të Turqisë, pasi paraprakisht shënuan 4 fitore dhe një humbje.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close