Dy të vrarë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Ukrainë

Dy civilë janë vrarë natën e kaluar gjatë sulmit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për armëpushim mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në Ukrainën lindore. Udhëheqësi i Administratës proruse në Lugansk, Genadij Moskal, kumtoi se dy civilët kanë humbur jetën diçka pas mesnatës gjatë sulmit me sistem raketor “Grad” ndaj qendrës në qytetin Popasna në rajonin Lugansk. Autoritetet ukrainase kumtuan se të gjitha përleshjet në linjën e frontit janë ndalur rreth orës tre sipas kohës lokale (ora dy sipas kohës së mesme evropiane).

Edhe pse edhe pas kësaj janë vërejtur incidente të izoluara, sipas Kievit, armëpushimi në tërësi respektohet. Marrëveshja për ndërperje të zjarrit mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorus në Ukrainën lindore hyri në fuqi mbrëmë në mesnatë sipas kohës lokale (ora 23 sipas kohës së mesme evropiane). Armëpushimi është hapi i parë drejt zbatimit të Marrëveshjes paqësore, të arritur në Minsk natën mes së mërkurës dhe së enjtes, për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës kumtoi se presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka dhënë urdhër për armëpushim në zonën e konfliktit në Donbas.

“U jap urdhër forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës kombëtare dhe njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, forcave kufitare dhe shërbimit për siguri ta ndërprerjen  e zjarrin”, thuhet në urdhrin e Poroshenkos. Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Arsen Avakov në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se u ka urdhëruar forcave policore të ndërprerjn me zjarrin në linjën e frontit në Ukrainën lindore në orën 0:00 sipas kohës lokale. Liderët e separatistëve prorus në Donjeck dhe Lugansk, gjithashtu kumtuan se u kanë urdhëruar luftëtarëve të tyre ta respektojnë regjimin e ndërprerjes së zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button