BDI: Qëndrimi jonë për “bombat” nuk është kalkulues dhe as vardisës

Bashkimi Demokratik për Integrim ashpër demanton shtrembërimin tendencioz të qëndrimit të Kryetarit Ahmeti për opozitën maqedonase nga ana e ish politikanëve që aktualisht ushtrojnë rolin e analistëve.

“Fjala publike duhet thënë me përgjegjësi të madhe dhe me bindje absolute në vërtetësinë e saj. Që nga fillimi i bojkotit  të opozitës, Kryetari Ahmeti në çdo komunikatë dhe në çdo prononcim publik ka ftuar deputetët e LSDM-së që të kthehen në Kuvend ku e kanë vendin dhe ju ka ofruar përkrahje dhe partneritet për çdo iniciativë të tyre konstruktive në interes të vendit. Këtë mund ta vërtetoni lehtësisht në paragrafet e çdo komunikate nga takimet e Kryetarit Ahmeti kur ai i është referuar opozitës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ndërsa, sa i përket të ashtuquajturave “bomba”, qëndrimi jonë nuk është kalkulues e as oportunist e lëre më vardisës, por mbetet po ai, i shprehur qartë dhe zëshëm nga vet Kryetari Ahmeti: publikoni të gjitha!

“Në fund, ne kemi arritur që të vendosim parimin që partnerët qeverisës mund të përcaktohen vetëm nga vullneti politik i qytetarëve shqiptar dhe maqedonas. Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësues dinjitoz dhe legjitim i vullnetit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe rrjedhimisht koalicionon me të zgjedhurit e palës maqedonase”, thuhet në reagimin  BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button