Sulme me armë kimike në Siri

Pamjet filmike te hedhura nga kundershtaret e regjimit ne YouTube tregojne njerez qe marrin trajtim mjekesor ne spitale fushore dhe ndonese pranon qe nuk ka mundur te provoje vertetesine e trye, BBC thote se verifikime te tjera lene te kuptohet se xhirimet mund te jene te pafalsifikuara. 

Ne video shihen viktimat e sulmeve, mes te cileve edhe femije, teksa perpliten prej konvulsioneve, ndersa te tjere marrin fryme me veshtiresi.

Një ekip inspektorësh të Kombeve te Bashkuara mberriti ne Siri tre dite me pare per te verifikuar pikerisht pretendimet mbi perdorimin e armeve kimike nga forcat e presidentit Bashar al Assad. 

Nuk dihet nese ata do te kontrollojne zonen e Goutes, kur normalisht jane nisur te hetojne ne tre rajone te tjera, perfshire qytezen veriore Khan al-Assal, ku ne mars u vrane 26 vete. incidenti i fundit shtron pyetje me shume sesa jep pergjigje. 

Shume do te duan te dijne perse do te perdorte qeveria e Asadit arme te tille ne kohen kur inspektoret e OKB-se ndodhen ne Siri dhe ne zonat perreth kryeqytetit, ushtria ka avansuar ndjeshem. Pamjet jane te renda dhe sipas eksperteve, veshtire per t’u falsikuar. Per perdorim te armeve kimike gjate konfliktit ne kete vend jane akuzuar si trupat e regjimit, ashtu edhe rebelet. Besohet gjeresisht se Siria ka rezerva te medha te padeklaruara gazi mustard dhe agjenti nervor sarin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button