Emigranti shqiptari vret ish – të dashurën greke dhe veten

Një 30 – vjeçar shqiptar në Greqi vrau ish – të dashurën dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 21:00 në Kallamata.

Shqiptari është identifikuar, si Eris Ismailaj, ndërsa ish e dashura, 32 – vjeçarja Elina Vakaviolu’.

Mediat greke raportojnë se vrasja ndodhi në një palestër ku 32 – vjeçarja greke punonte si instruktore. Fillimisht ata kanë debatuar ashpër me njëri – tjetrin.

Ismailaj i drejtoi armën dhe e qëlloi atë në kokë dhe më pas u vetëvra. E gjithë skena ndodhi në sy të babait të vajzës. Nga të shtënat Vakaviolu mbeti e plagosur rëndë dhe humbi jetën pak orë më pas në spitalin e qytetit.

Sipas mediave greke, dy të rinjtë i kishin dhënë fund marrëdhënies në dhjetor të vitit të kaluar, kur 32 – vjeçarja mësoi identitetin e vërtetë të Ismailajt. Kohë më parë ai i ishte prezantuar asaj si italian me identitetin e rremë Erisiano Kapetano.

Ismailaj kalonte orë të tëra në palestrën e të dashurës. Një vit më parë ai ishte dëbuar nga Greqia, si emigrant ilegal, por ishte rikthyer në fund të vitit të kaluar në rrugë klandestine dhe punonte si punëtorë krahu.

Megjithatë, policia greke po heton për të mësuar më shumë mbi shkaqet që e detyruan shqiptarin të kryente aktin fatal./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button