Egjipt, Al Sisi mori 39.6 miliardë dollarë nga vendet e Gjirit

Presidenti egjiptian Abdel Fatah Al-Sisi ka marrë më shumë se 39.5 miliardë dollarë ndihma nga shtetet e Gjirit, tregojne regjistrimet e transmetuara në kanalin egjiptian Mekameleen.

Fondet erdhën pas grusht shtetit në korrik 2013, dhe u dërguan nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti. Në total përfshiheshin 25 miliardë dollarë para të gatshme dhe 14.5 miliardë dollarë derivate. Arabia Saudite ka kontribuar me 22. 5 miliarde dollarë.

Në regjistrimin e rrjedhur, Al-Sisi duket se i thot Abbas Kamil, menaxher i tij i zyrës: “Vendi është i joni”. Kamil dukej shumë i lumtur për shkak të miliardave që u rrjedhnin ushtarakëve në Egjipt. Në regjistrimin e ri të rrjedhur, Sisi pyet El-Kamil se si ta bëjmë me Khaled El-Tuwaijri, kreun e Gjykatës Mbretërore rë Arabisë, duke aluduar në atë se a duhet paguar me para në dorë apo me ndihmë materiale.

Televizioni Mekameleen transmeton një klip audio, të regjistruar në zyrën e Al-Sisisë, nën titullin “Sisi grabit Gjirin”. Kanali i bëri thirrje presidentit egjiptian të udhëtojë menjëherë për në Arabinë Saudite për ti treguar monarkut të ri  se ai ka qenë një hajdut.

Ish-anëtari i komitetit të buxhetit në parlamentin egjiptian Ashraf Bader Eddin komentoi për kanalin se qeveria e grusht shtetit ka deklaruar vetëm 3 miliard dollarë në buxhetin e saj të të ardhurave nga vendet e Gjirit, dhe rreth 6 miliard dollarë ndihmë në derivate.

Ky incizim vë në pikëpyetje, ku mbeten 3 miliarde dollare te pagjetura. Natën e kaluar, mediat sociale dhe komentatorët politikë janë duke kërkuar një pyetje: Ku kanë shkuar këto miliarda?

Në pjesën e parë të audio incizimit, biseda zhvillohet midis drejtuesit të zyrës së Al-Sisi-së, dhe Abaz Kamil, ndihmës shefi i Shtabit Ahmad Abdel Halim dhe ish-zëdhënësit ushtarak Ahmed Ali. Të tre burrat diskutojnë ndihmën financiare të Arabisë, si të rrëmbejet sa më shumë që është e mundur dhe se si të mos raportohet për të.

Kamil dhe Al-Sisi flasin për biznesmenët në Egjipt duke i quajtur ata “fëmijë” dhe duke thënë se “ai do të bëjë vjeljen e fondeve prej tyre”. Të dy burrat me sa duket ishin duke diskutuar rëndësinë dhe mekanizmin e ngritjes së fondeve. Në pjesën e tretë të incizimit, Al-Sisi pranon se ai mori 39.5 miliardë $ nga vendet e Gjirit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button