Presidentja kroate e puth flamurin dhe shpërthen në lot

Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.

Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Se sa emocionuese ishte betimi, tregojnë edhe fotografitë ku Kitaroviq pasi që e puth flamurin kroat, shpërthen në lot. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button