Ukrainë: Po qetësohen, ushtarët luajnë futboll (Video)

Ushtarët ukrainas kanë zgjedhur t’i gëzohen me futboll armëpushimit të arritur të shtunën në mbrëmje mes ushtrisë së Kievit dhe forcave rebele në lindje të vendit.

Pavarësisht vendosjes së armëpushimit mes tyre, mes forcave rebele dhe ushtrisë ukrainase ka pasur luftime lokale, kryesisht në periferi të qytetit Debaltseve.

“Luftimet në lindje të Ukrainës e kanë ulur intensitetin e tyre, por nuk janë ndalur pavarësisht armëpushimit”, thanë përfaqësuesit e palëve ndërluftuese.

Gjithsesi, armëpushimi që hyri në fuqi të shtunën në orën 22:00 është zbatuar në masën më të madhe të territorit që është përfshirë nga lufta.

Sipas BBC-së, përjashtim ka bërë vetëm periferia e Debaltseve, ku janë shënuar luftime të ashpra deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Armëpushimi po mbahet me sforco dhe sipas analistëve 48 orët e ardhshme do të jenë kritike.

Lajme të ngjashme

Back to top button