fbpx

Shaqa dhe Interi përsëri fitojnë (Video)

Skuadra e Roberto Mancinit, Interi, ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme për vazhdën e këtij stinori.

Zikaltrit triumfuan 4:1 në sfidën kundër Atalantas në udhëtim falë shkëlqimit të Fredy Guarin dhe Xherdan Shaqirit.

Kosovari shënoi golin e parë të Interit (3’) nga penalltia për të asistuar më pas te Guarin i cili realizoi dy herë (37’ dhe 63’).

Rodrigo Palacio shënoi golin e katërt të Interit (73’), teksa goli i vetëm për vendasit erdhi nga Maxi Moralez (28’).

Interi tani ka 32 pikë në pozitën e 10-të në renditje, dy më shumë se Milani që është një pozitë më poshtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close