David Luiz: Ibra më bindi të nënshkruaja për PSG

David Luiz zublon arsyen përse vendosi t’i jepte lamtumirën Chelseat për të firmosur me Paris Saint Germain. Mbrojtësi brazilian e pranon se ishte Zlatan Ibrahimovic ai që e bindi të hiqte fanellën blu për të nisur një aventurë të re në Ligue 1.

“Ai ishte arsyeja kryesore pse unë vendosa të shkoja në Paris. Kur Chelsea luajti me PSG në ndeshjen e Champions League vitin e kaluar ai erdhi më takoi dhe më kërkoi që të luaja me skuadrën e tij gjatë sezonit të ardhshëm”.

Mesa duket, suedezi nuk është vetëm një lojtar me peshë por edhe një diplomat i aftë për të ndjekur linjën e shoqërisë në kërkim të yjeve. Edhe pse ai nuk ishte i pranishëm në fushën e “Stamford Bridge” për ndeshjen në fjalë, kohën e lirë e ka shfrytrëzuar për t’iu përkushtuar merkatos së klubit që më pas vendosi të paguante 60 milionë Euro për transferimin e brazilianit në “Parc De Princes”, transmeton Supersport.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë të botës dhe një djalë fantastik. Gjithsesi, më duhet të theksoj se marrëdhëniet me Mourinhon nuk kanë ndryshuar pasi ne kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Do t’ia shtrëngoj me kënaqësi dorën në ndeshjen e radhës. Mourinho e njehs shumë mirë Zlatanin dhe besoj se e ka krijuar një skemë për ta ndalur por kur Ibra është në formën e tij më të mirë, askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë”.

Paris Saint German pret Chelsean të martën në “Stade De Princes” për sfidën e parë të 1/8-ave të UEFA Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button