Ndotja e ajrit në Tetovë nuk zbret nga nivelet rekorde
Në orën 11 të ditës sotme matjet tregojnë se ndotja e ajrit në Tetovë është në nivel shumë të lartë. Në Tetovë koncentrimi i grimcave kancerogjene PM10 arrin 237 mikrogram në një metër kub që është për pesë herë shumë se sa sasia e lejuar.
Ndotja e ajrit shënon nivele ë larta edhe në Shkup dhe Manastir. Ndotja më e madhe ajrit është shënuar në orët e vona të natës në Lisice dhe Tetovë ku grimcat kancerogjkene PM10 kanë arritur deri në 600 mikrogram për metër kub që do të thotë 12 herë më shumë se sasia e lejuar.