fbpx

Gjatë javës së kaluar janë marrë masa kundër 24 të punësuarve në MPB

Gjatë javës së kaluar pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë marrë vendime kundër 24 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të shkeljeve të bëra në punë, në pajtim me nenin 206 paragrafi 1, pikat 1,2,3,11 dhe 14 neni 207 paragrafi 1 dhe pikat 4,7,8,11 dhe 15 nga marrëveshja kolektive e MPB­së.

Më pas, 17 të punësuarve u është shqiptuar masa “gjobë në para”, tre të punësuarve masa “pushim të procedurës”, një të punësuari i është shqiptuar masa “paralajmërim me shkrim”, tre të punësuarve “përjashtim nga puna” dhe një të punësuari “shkarkim në një shkallë më poshtë”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close