Besimi: Në Maqedoni krenohemi me diversitetin kulturor

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për integrime evropiane Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit me titull ‘Ballkani ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit’ thotë se ne do duhej të jemi krenarë për diversitetin dhe tolerancën ndër fetarë që jemi duke treguar. “Do të mburreshim sikur t’i tejkalonim teket tona ballkanike, që jo rrallë shpalosin intolerancë e mosbesim.

Këto janë çështje gjithnjë e më e ndjeshme në pjesën tjetër të Evropës, dhe ne mund të shërbejmë si dëshmi se konceptet liberale dhe qasja e moderuar, ndaj këtyre çështjeve të ndjeshme, jo vetëm që është ogur i mirë për atë që quhet bashkëjetesë, por do të ishte trimërues për t’i përveshur mangat që t’u japim udhë problemeve e sfidave të tjera të cilat, besoj se pajtoheni dhe ju, nuk janë të pakta e as të vogla”, thotë mes tjerash në kolumnë, zëvendëskryeministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button