Stamboll, arrestohen 17 oficerë policie

Një gjykatë e Stambollit urdhëroi arrestimin e 17 oficerëve të policisë si pjesë e aksionit kundër “shtetit paralel”.

Oficerët u arrestuan nën akuzat për pjesëmarrje në një organizate terroriste dhe të spiunazhit, e cila u përpoq për të rrëzuar qeverinë turke.

Gjykatësikanë liruar katër zyrtarë të tjerë, por atyre u është ndaluar që të largohen nga vendi.

Operacionet kundër “shtetit paralel” janë zhvilluar në të gjithë vendin, dhe dyshohet se organizatat janë formuar nga predikuesi me bazë në SHBA, Fethullah Gulen dhe përkrahësit e tij.

Zyrtarët turq fajësojnë Gylen dhe lëvizjen e tij për organizimin e një komploti për të përmbysur qeverinë e zgjedhur turke nëpërmjet mbështetësve në gjyqësor, policisë dhe institucioneve të tjera.

Një gjykatë penale e Stambollit kohët e fundit lëshoi një urdhër arresti për Gulen si pjesë e një hetimi mbi “shtetin paralel”. Turqia dëshiron që Gulen të ekstradohet nga SHBA, ku ai ka jetuar që nga viti 1999. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button