Përgjimi, Ademi: Kjo situatë të menaxhohet me gjakftohtësi nga institucionet

Abdilaqim Ademi në një emision për RTV21 të Kosovës foli për “bombat” e Zaevit duke thënë se  se BDI-ja dëshiron që e vërteta të jetë publike nëse ka ndodhur përgjimi ai është kundërligjor, pasi në bazë të ligjit mund të ketë përgjim, por vetëm në procese gjyqësore.

“Duam që e vërteta të jetë publike. Nëse ka ndodhur përgjimi ai është kundërligjor, pasi në bazë të ligjit mund të ketë përgjim, por vetëm në procese gjyqësore… Si BDI mendojmë se për momentin zgjidhja do jetë politike, por edhe juridike për gjithë procesin dhe insistojmë në mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve për të ruajtur stabilitetin dhe ndërtuar besimin në këtë proces”, tha sonte në emisionin e RTV21 sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu Ademi tha se Qëndrimi i BDI-së është që e gjithë kjo situatë të menaxhohet me gjakftohtësi nga institucionet dhe liderët, inkuadrimin e ndërkombëtarëve në tejkalimin e situatës dhe vëzhgimin nga ana e tyre të gjithë procesit gjyqësor.

“Qëndrimi i BDI-së është që e gjithë kjo situatë të menaxhohet me gjakftohtësi nga institucionet dhe liderët, inkuadrimin e ndërkombëtarëve në tejkalimin e situatës dhe vëzhgimin nga ana e tyre të gjithë procesit gjyqësor, pasi ky proces duhet të ndërtohet nga një besim dhe ai të jetë pozitiv me një stabilitet politik dhe situatës së sigurisë, pasi prioritet duhet të ketë stabilitet dhe marrëdhëniet ndëretnike”, u shpreh Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button