Facebook, në tre muaj fitoi 700 milion dollar më shumë

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, me 1.39 miliardë përdorues në të gjithë botën është kthyer në një nga platformat më të mëdha të reklamimit, duke i dhënë një hov të ri ekonomisë botërore, por dhe bilancit të vet financiar.

Sipas raportit për tremujorin e fundit të Facebook, të ardhurat janë rritur me 34% krahasuar me një vit më parë, ose rreth 700 milion dollarë.

Ndërkohë të ardhurat e reklamave në këtë periudhë janë dyfishuar. Këtë vit, Zuckerberk ka thënë se ky është viti i librit, duke njoftuar një seri fushatash për promovimin e librave.

Lajme të ngjashme

Back to top button