Thaçi: Ish shefi i DSK-së është nënshkrues i dosjes time

Sipas kreut të PDSH-së Menduh Thaçi afera e përgjimit nuk është diçka e re, ato kanë ndodhur që më 1993. Por e palejueshme është që sipas tij, “xhelati i djeshëm të paraqitet si viktimë”.

“Ish shefi i DSK-së është nënshkrues i dosjes time. Nuk besoj se do jetë kredibil ky gjyq, fola me ambasadorin e BE-së Orav, ideja është që të ngremë gjyq special me asistencë të plotë të ndërkombëtarëve. Këtu përgjojnë nga brenda, nga jashtë dhe këtë e kam pasur që në moshë të re. Pra, është degjeneruar demokracia dhe shteti ligjor dhe janë parashenja të një sëmundje të madhe, bllokimi i procesit integrues. Mua nuk më shkakton kurrfarë përshtypje kjo, por kur survejohen pjesëtarë të familjes, kjo shkakton neveri”, ka thënë Thaçi për RTV21.

Lajme të ngjashme

Back to top button