A mund të regjistrojmë ëndrrat tona?

Shumëkush mund ta ketë parë filmin “Total Recall”, ku protagonisti Arnold Shvarceneger bën një udhëtim rreth botës pa dashur të lëvizë nga dhoma, me anë të një pajisje që lidhet me trurin e tij.

Nëse në film i është dhënë udhë fantazisë, tashmë një gjë e tillë po bëhet realitet.

Shumë prej nesh kanë dëshirë që të kujtojnë ëndrrën e një nate më parë, por fatkeqësisht nuk u kujtohet asgjë.

Kërkuesit po eksperimentojnë një pajisje, e cila mund të regjistrojë fragmente të ëndrrave tona me anë të valëve magnetike që përhap truri.

Me anë të kësaj pajisje do të mund të regjistrojmë ato që kalojnë në subkoshiencën tonë, pak a shumë si ndodh me një videoregjistrues.

Kompania teknologjie NeuroSky po ndëron një pajisje, e cila quhet MindWave Mobile dhe do të kushtojë rreth 150 dollarë.

Ajo do t’u japë përdoruesve një apo disa fragmente nga ëndrrat e tyre.

Eksperimenti u krye me disa studentë në qytetin e Mançesterit dhe sipas tyre “ishte njësoj sikur të shihje një ëndërr me sy hapur”.

Richard Ramchurn, një animator në Mançester, i cili është dhe ideatori i këtij projekti, tha se ishte frymëzuar nga një film i cili krahasonte shikimin e ëndrrave me atë të një filmi.

“Duam të bëjmë të mundur që njerëzit të shohin dhe dëgjojnë ëndrrat e tyre. Ëndrrat janë pak a shumë si të shohësh një film ku ti zgjedh vetë protagonistët dhe muzikën që dëshiron të dëgjosh”, tha Ramchurn.

Nëse ky projekt do të bëhej realitet, do të ishte një hap i madh për njerëzit, të cilët mund të kalojnë një përvojë të veçantë duke parë ëndrrat e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button