Masa të reja për veprim me fëmijët viktimë e dhunës

Procedurat e reja për veprimin me fëmijët viktimë e dhunës dhe veprave penale, janë temë e konferencës nacionale që do të mbahet nesër në Shkup, nën organizim të Këshillit për preventivë ndaj dhunës së të miturve, me mbështetje të UNICEF.

Procedurat u përgatitën vitin e kaluar me mbështetje të UNICEF. Ata nuk sjellin masa të reja ligjore, por përfaqësojnë një mjet praktik për aplikim më të mirë të ligjeve ekzistuese.

Sipas UNICEF, implementimi i ligjeve shpesh herë është i kufizuar për shkak të mungesës së mirëkuptimit se çka përfaqësojnë ligjet në praktikë. Qëllimi i këtyre procedurave të standardizuara është që të sigurohet një udhëheqës praktik për implementimin e ligjeve për drejtësi për fëmijët, për procedurë penale dhe qytetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button