Qytetarët e Gostivarit gjithnjë e më shumë i bashkohen Lëvizjes së Selës

Tashmë, ka filluar procesi i anëtarësimit në PDSH- në e reformuar dega Gostivar, e cila rrjedh sipas dinamikës së paraparë, ku një numër i madh i aktivistëve të ri janë prezent në terren me simpatizantët e PDSH- së dhe bëjnë evidentimin e anëtarësisë”, deklaroi Jeton Selimi kryetar i Këshillit iniciues për reforma në PDSH – Gostivar. Shkruan Lajm.

Sipas tij, janë formuar paraprakisht grupet punuese për evidentimin e anëtarësisë dhe ato punojnë me dinamikë të rritur.

“Mund të thuhet se jemi tepër të kënaqur nga puna që bëjnë aktivistët tonë në terren dhe aktualisht interesimi është jashtëzakonisht i madh i qytetarëve gostivaras për t’iu bashkëngjitur Lëvizjes për reforma në PDSH”, tha Selimi.

Ai bëri thirrje te të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe simpatizantët e PDSH-së se anëtarësimin e tyre mund ta bëjnë në zyrën e degës së lëvizjes për reforma në PDSH e cila gjendet në afërsi të shkollës së mesme teknike.

Lajme të ngjashme

Back to top button