Protestë në Veles: “Të gjithë fëmijët tonë janë Tamara”

Gjatë ditës së sotme në Veles do të mbahet protesta për të shprehur revoltën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësorë, për rastin e Tamarës. Protesta do të zhvillohen nën moton : “Të gjithë fëmijët tonë janë Tamara”.

Gjatë protestës qytetarët do të mbajnë në dorë nga një karton të kuq me të cilën do tu dërgohet mesazh kryesuesve të Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit se nuk janë të mirëseardhur në Veles.

“Tamara të gjithëve na u faleminderua për zgjimin e humanitetit. Por për fat të keq, vdekja e saj e hershme të gjithëve na kujtoi për solidaritetin. Të jemi solidar në pikëllim, por edhe të përcjellim porosi të fajtorët”, thuhet në mesazhin e organizatorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button