SHBA-të dënojnë deklaratën e Erdoganit për Izraelin

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar ashpër akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdogan se Izraeli qëndron prapa heqjes nga pushteti të kryetarit egjiptian, Muhamed Morsi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se sygjerimi i bërë është ofendues dhe i gabueshëm. Ai ka thënë se deklarime të tilla vetëm sa e tërheqin vëmendjen për nevojën që të gjitha shtetet në rajon të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.

Kryeministri turk, Erdogan, i ka bërë akuzat gjatë një fjalimi që është transmetuar nga mediat kombëtare turke. Dëshmia e vetme e tij ka qenë një deklaratë e një intelektuali francezo – izraelit gjatë një takimi me një zyrtar izraelit. Erdogani gjithashtu ka sulmuar edhe vendet islamike duke i akuzuar ata se po bëjnë tradhëti duke mbështetur udhëheqësinë ushtarake të Egjiptit.

Izraeli i është përgjigjur deklarimeve të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përmes zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Yigal Palmor, njofton Almakos.

“Këto janë deklarime për të cilat as që ia vlen të komentohet”, ka thënë shkurt Palmor i pyetur lidhur me deklarimin e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili akuzoi Izraelin se e ka orkestruar përmbysjen e presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, nga ushtria më 3 korrik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button