fbpx

Vdekja e 48-vjeçarit në minierën e Munellës, Basha: Tragjedi njerëzore e indiferencë qeveritare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon qeverinë për indiferencë dhe braktisjen e minatorëve. Duke shprehur ngushëllime për familjen e minatorit 48-vjeçar Gjovalin Ndreca, i cili humbi jetën një ditë më parë në minierën e Munallës, Basha thekson se “në 1 vit e gjysmë ka patur më shumë viktima në minierat shqiptare se asnjëherë më parë”.

“Dje vdiq nga shembja e galerisë në Munelle, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy fëmijëve, nga fshati Kimez, i komunës Gjegjan. Familjes Ndreca dua t’i përcjell edhe publikisht ngushëllimet e mija për humbjen dhe dhimbjen e madhe. Asnjë fjalë nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiferencë që vret. Jetët e minatorëve nuk kanë asnjë vlere. Deri dje hidhnin lot krokodili për çdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurinë, por kur erdhën në pushtet i braktisen edhe minatorët si shumë njerëz të punës. Në 1 vit e gjysmë ka patur më shumë viktima në minierat shqiptare se asnjëherë më parë. Braktisja ndihet kudo. Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare por nuk gjeti kohë as të ngushëllonte njerëzit që flijoheshin ne minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetëm tek vetja”-shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.

SHEMBET MASIVI I DHEUT, VDES NË GALERI MINATORI 48-VJEÇAR
Shembja e një masivi dheu i ka marrë jetën një minatori nga Puka. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në minierën e bakrit, në malin e Munellës. 48-vjeçari Gjovalin Prengaj, nga fshati Kimëz, ishte duke punuar në një thellësi prej 2000 metrash, kur ka mbetur i vdekur në galeri. Ndërsa, janë lënduar dy minatorë të tjerë. Pas afro një orë punë, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë nxjerrë nga galeria trupin e pajetë të minatorit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Galeritë e minierës së Munellës shfrytëzohen nga një koncesionar turk, të cilit një vit më parë iu bashkua dhe një kompani kineze e nxjerrjes dhe pasurimit të mineraleve. Vetëm pak javë më parë, me kërkesë të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, një grup specialistësh nga Ministria e Energjetikës inspektuan minierën në fjalë. Ata deklaruan se kushtet e punës dhe të sigurisë në këtë minierë ishin në parametra normalë. Pas vdekjes së minatorit, kanë reaguar sindikalistët. ;Pak javë më parë, RISHMI inspektoi minierën, ndërsa u tha se kushtet e punës janë brenda standardeve. Pas raportit të RISHMI-t, minatorët ndaluan protestat që kishin nisur për kushtet e këqija në punë. Vlerësuesit e kushteve të punës duhet të mbajnë përgjegjësi. Do i drejtohemi Prokurorisë”, tha sindikalisti Gjon Zeka./Ballkan web/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close