Po afrohet Epoka e Errët e internetit

Vint Cerf, i njohur si “Babai i internetit”, ka thënë se është fort i brengosur për fotografitë dhe dokumentet që ruhen nëpër kompjuterë sepse sipas tij, ato një ditë do të zhduken.

Tani zëvendëspresident në Google, Cerf beson se kjo epokë mund të vijë pasi hardueri dhe softueri do të vjetrohen shumë. Ai ka frikë se gjeneratat e ardhshme do të kenë shumë pak apo fare të dhëna për shekullin XIX shkaku se botës po i afrohet Epoka e Errët digjitale.

Cerf këto komente i bëri në një konferencë shkencore e cila u organizua në San Jose. Ai tani e ka vetëm një synim. Ta mbrojë historinë e njerëzimit, transmeton Koha.net.

“Jeta jonë, kujtimet tona, fotografitë e familjes, janë të ruajtura si informacione- qoftë në hard disqe ose në programin e quajtur ‘cloud’. Por derisa teknologjia po ecën tutje, ne jemi të rrezikuar nga humbja e gjitha të dhënave shkaku i revolucionit digjital”, ka thënë ai.

“Jam shumë i brengosur”, ka shtuar Cerf. “Formatet e vjetra të dokumenteve që i kemi krijuar për prezantimet tona mund të mos jenë të lexueshme në versionet e fundit të softuerit”.

“Prandaj çdo ditë e më tepër mund të kemi një arkiv të vjetruar, i cili nuk do të mund të hapet”, ka thënë veç të tjerash Cerf.

Lajme të ngjashme

Back to top button