fbpx

Tëmkolli iu kthye pa kushte “dashurisë së parë”

Ky “Shën Valentin” do të mbetet kujtim i përhershëm për Melihate Tërmkollin. Ajo e ka konfirmuar sot se dashuria e parë nuk harrohet kurrë, madje tregoi se sa ka dashuri për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku kishte kohë që ishte larguar.

Me përqafim e ka pritur sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, që pos Tërmkollit që ka thënë se po kthehet në shtëpinë e vet, ka paralajmëruar edhe aderime të tjera, tash kur partia u kthye në pushtet.

Tërmkolli sot me shumë fjalë miradije për LDK u rikthye pa kushte siç tha ajo. Po ashtu, edhe kolegët e saj partiak nga LDK ishin përkujdesur që të presin me fjalë të ëmbla duke i rikujtuar asaj dhe qytetarëve se tash LDK-ja është shumë e fuqishme dhe se edhe ditëve në vazhdim do të befasohemi me aderime të tjera.

“Ju e dini që dashuria e parë nuk harrohet, nuk e kam bërë me ndonjë qëllim krejt rastësisht ka ndodh që të jetë kjo ditë po me të vërtet është ditë e bukur, kështu që po më vjen mirë. Në shpi të vetë njeri kthehet pa kushte, unë jam këtu në LDK pa asnjë kusht sepse kjo është shtëpia ime, ky është vendi im, ky është mundi im”, tha Tërmkolli.

Ajo nuk harroi të falënderojë edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ku edhe për vite me radhë kishte gjetur strehë politike në partinë e tij Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, rikthimin e Tërmkollit e ka quajtur madhështore, por ka paralajmëruar se do të ketë aderime të tjera në LDK.

“Me ju thënë sinqerisht kjo është madhështia e LDK-së sepse është një subjekt politik në cilin dëshirojnë në këtë rast do e veçoj zonjën Tërmkolli sepse kjo është e familjes sonë por ka edhe të tjerë që janë të interesuar t’i bashkëngjiten radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kjo tregon edhe seriozitetin. Sot nuk mund të them por nuk duhet me u befasuar nëse ju thërrasim edhe ndonjë ditë tjetër edhe për dikë tjetër”, tha Beqiri.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close