Kopenhagë: 30 plumba në drejtim të atij që karikaturoi Muhamedin, një i vrarë

Tre policë u qëlluan me armë dhe mbetën të plagosur, dhe një civil u vra, nga 30 të shtëna gjatë debatit për blasfeminë në një kafene në Kopenhagë të Danimarkës, ku ishte i pranishëm edhe karikaturisti danez, Lars Vilks, i cili ka vizatuar karikaturat e Profetit Muhamed.

Sulmi ndodhi në kohën kur po mbante fjalim ambasadori francez.

Rreth 30 plumbash u shkrepën përmes dritares së kafenesë kafenesë Krudttoenden.

Helle Merete Brix, një nga organizatorët e ngjarjes, tha për Associated Press se Vilks ishte në takim, por ka shpëtuar pa u lënduar, transmeton lajmi.net.

“Unë e pashë një njeri të maskuar i cili po largohej duke vrapuar”, tha ajo.

“Unë në mënyrë të qartë këtë e konsideroj sulm ndaj Lars Vilks,” shtoi ajo.

François Zimeray, ambasadori francez në Danimarkë i cili ishte në takim ka bërë një tëeet duke thënë se është mirë.

Vilks, një artist 68-vjeçar suedez, është përballur vazhdimisht me sulme dhe kërcënime me vdekje pas ai kishte përshkruar Profetin Muhamed si një qen në 2007.

Një grua Pennsylvania vitin e kaluar mori 10 vjet burg pasi ishte zënë duke përgatitur vrasjen e Vilks.

Në vitin 2010, dy vëllëzër u përpoqën të digjnin shtëpinë e tij në Suedi dhe u burgosën për tentativë zjarrvënie.

Lajme të ngjashme

Back to top button