LSDM: Qeveria të tërheq ligjin për honorarët

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Qeverinë se po tenton të manipulojë opinionin me ndryshimet  e reja ligjore për honorarë. LSDM-ja kërkon nga ekzekutivi tërheqjen e ligjeve. Sipas Mila Carovskës, jo-sinqeriteti shihet në vetë faktin që ndryshimet u propozuan ende pa filluar zbatimi i ligjit të cilin deri dje pushteti aktual e mbronte fuqishëm.

“Vetëm para disa muajve, të njëjtën pako ligjore e mbronin fuqishëm. Nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së me të vërtetë dëshirojnë me të vërtetë t’i mbrojnë qytetarët e papunë dhe ata që punojnë me vite, por nuk janë me sigurim social dhe shëndetësorë, atëherë do të propozonin transformim të detyrueshëm të të gjitha marrëveshjeve për honorarë në marrëveshje për marrëdhënie pune, njëjtë siç thuhet se kinse do ta bëjnë për 3.000 punësimet në administratën shtetërore dhe publike”, u shpreh Mila Carovska, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button