‘Zonat Autonome’, ushtrohet presionet ndaj studentëve dhe profesorëve

Plenumi i Profesorëve pranon se ka presione nga jashtë për ti detyruar ata por edhe studentët që të tërhiqen nga okupimi i fakulteteve. Nebojsha Viliç nga Plenumi i profesorëve, nuk përmend se kush ushtron presion mbi ta, por shtoi se pavarësisht kërcënimeve, nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Presione kuptohet se ka dhe të njëjtat vijnë nga anë të ndryshme. Presionet janë të llojit që të ndërpritet okupimi, përkatësisht Zona Autonome, më saktësisht presion për t’u ulur dhe për të biseduar. Mirëpo qëndrimi jonë është i njëjti dhe nuk lëkund dhe në këtë drejtim nuk e kemi ndërmend të tërhiqemi. I gjithë ligji për arsim të lartë duhet të tërhiqet dhe të filloi hartimi i një ligji të ri që nga bazat e tij, tha Nebojzha Viliç, Plenumi i Profesorëve.

Plenumi i Profesorëve përmes një komunikate kujtojnë Ministrin e Arsimit, Abdilaqim Ademi se çfarë është vendosur në takimin e 6 shkurtit në Qeveri.

“Duam ta rikujtojmë ministrin Ademi se në takimin e 6 shkurtit të këtij viti ndërmjet Kryeministrit Gruevski, përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësuesit e dy Plenumeve, është biseduar për miratimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, e jo ndryshime dhe plotësime në ligjin aktual”,  thonë nga Plenumi i Profesorëve.

Edhe Plenumi Studentor ndanë të njëjtin qëndrim. Ata thonë se do të okupojnë fakultete deri sa kërkesat e tyre nuk plotësohen.

“Kjo është dita e katërt që kemi okupuar dhe dita ditës vetëm shtohet mbështetja dhe lind nevoja e hapësirave të reja. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa kërkesat tona nuk plotësohen deri në fund. Pra nuk do të tërhiqemi. Qëndrimi jonë mbetet i njëjti, derisa nuk plotësohen kërkesat tona”, u shpreh Vasko Kostovski, Plenumi Studentor.

Studentët mbajtën sot edhe një plenum të përgjithshëm, në të cilin është diskutuar për hapat e mëtejshëm./ alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button