1,100 haiku do të dërgohen në Mars

Më shumë se një mijë haiku do të jenë në anijen kozmike të NASA-s, ‘MAVEN’, në udhëtimin e saj drejt planetit të kuq gjatë këtij nëntori, duke iu falënderuar një konkursi të shpallur nga Universiteti i Kolorados.

Në garën për të shkuar në Mars janë ftuar njerëz për të dërguar poezi që do të përfshiheshin në anijen kozmike gjatë misionit të saj për të studiuar atmosferën e lartë të marsit. Sipas konkursit, poezitë duhej t’i qëndronin besnik formës së haikut.

Fillimisht ishte thënë se vetëm tri poezi do të dërgoheshin në CD në Mars, por pas numrit të madh të dërguar (12.530 poezi) nga e tërë bota brenda dy muajve, organizatorët vendosën t’i ndryshojnë rregullat.

Lajme të ngjashme

Back to top button