LSDM reagon ndaj aktiviteteve të MPJ-së

Partia opozitare LSDM ka reaguar ndaj disa aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë në raport me marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë.

“ Në lidhje me bisedimet për marrëveshjen bilaterale për miqësi me Bullgarinë, vijnë informacione vetëm nga pala bullgare. Sipas njërit informacion ‘të 2 shkurtit’, në bisedime nuk ka përparim. Përderisa me 12 shkurt, pala bullgare potencon se ka një datë të caktuar për bisedime. Të habit fakti se Ministria e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë për këtë temë të rëndësishme shtetërore dhe nacionale nuk jep asnjë informacion.  Sidomos për shkak të insistimit të palës bullgare ‘ se deklarata e vitit 1999 dhe shpirti e përmbajtja e saj duhet që të shndërrohen në marrëveshje, që do të përgatitet’”, thuhet në njoftimin e Komisionit për punë të jashtme të LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button