DAP përgatiti sistemin për honorarët

Drejtoria për të ardhura publike e përgatiti sistemin për llogari dhe pagesë të kontributeve të të ardhurave me marrëveshje në vepër, marrëveshje autoriale dhe marrëveshje të tjera në pajtim me ndryshimet e Ligjit për kontribute.

Softueri i klientëve, fushat për përgatitje të llogarive dhe kalkulatori sipas ndryshimeve të ligjit për kontribute janë shpallur në ueb faqen e DAP­it.

http://www.ujp.gov.mk/mk/javnost/soopstenija/pogledni/503

Me ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obliguar social, konfirmohen kategoritë e obliguesve të cilët prej më 1 janar të vitit 2015 kanë obligim për pagesë të kontributit për sigurim pensional dhe invalidor (KSPI), dhe Kontribut për sigurim shëndetësor (KSSH), për të ardhura nga kryerja e punës fizike ose intelektuale ndaj bazës së marrëveshjes për vepër ose marrëveshje autoriale dhe marrëveshje tjetër me të cilin është përcaktuar kompenzimi për punën e kryer. Për çdo kategori të obliguesve rregullohet vendosja e obligimit për pagesë të kontributeve, baza e llogaritjes së kontributeve dhe cili është obligues për dorëzimin e llogaritjes dhe për pagesë të kontributeve.

Obligimi për pagesë i KSPI dhe KSSH ka të bëjë me zbatimet e kompenzimeve me marrëveshje duke filluar prej më 1 janar të vitit 2015, pa marë parasysh se kur është lidhur marrëveshja ose kur është kryer puna intelektuale ose fizike mbi bazë të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button